E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeBotaArmëpushim për Pashkët/ Putin ndalon luftimet në Ukrainë deri të hënën

Armëpushim për Pashkët/ Putin ndalon luftimet në Ukrainë deri të hënën

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të shtunën një armëpushim të Pashkëve në konfliktin në Ukrainë duke filluar nga mbrëmja e sotme dhe do të zgjasë deri në mesnatën e së dielës.

Lajmin Vladimir Putin e konfirmoi në komentet televizive, ndërsa fliste me shefin e shtabit rus Valery Gerasimov , raporton Agence France-Presse (AFP).

“E udhëhequr nga konsideratat humanitare, sot nga ora 18:00 deri në mesnatë nga e diela në të hënë, pala ruse shpall armëpushimin e Pashkëve. Unë urdhëroj të ndërpriten të gjitha veprimet ushtarake për këtë periudhë”, theksoi Putin.

Moska thotë se supozon se pala ukrainase “do të ndjekë shembullin tonë”. Kievi nuk ka dhënë ende një përgjigje për propozimin.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments