8 C
Tetovo
E hënë, 28 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniArrestohen disa persona të dyshuar për terrorizëm, aksion i policisë dhe shërbimit...

Arrestohen disa persona të dyshuar për terrorizëm, aksion i policisë dhe shërbimit inteligjent në Shkup

Policia dhe shërbimi inteligjent i shtetit, nën udhëheqjen e prokurorisë janë duke zhvilluar aksion në rajonin e Shkupit. Sipas informacioneve të para, janë ndaluar disa persona nën dyshime për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me terrorizëm, përcjell Pa Censurë.

“Nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), në territorin e Shkupit është duke u zhvilluar një aksion i MPB-së dhe ANB-së në disa lokacione. Janë ndaluar disa persona nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që lidhen me terrorizmin. Pas përfundimit të aksionit, publiku do të informohet”, thonë nga Prokuroria.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments