Më 19 shtator 2024, policët e SPB Kumanovë kanë arrestuar personat Gj.S.(32) dhe S.B.(27), dy nga Kumanova. Dyshohet se më 21 korrik 2024 ata kanë marrë sende nga një pronë private në Kumanovë.
Po ashtu, më 19.09.2024, në ora 18:20, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë i kanë arrestuar personat D.R.(31) dhe E.I.(34) të dy nga Kumanova, sepse në një pronë private kanë vjedhur kafshë shtëpiake.
Personat janë dërguar në Stacion Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të bëhen kallëzimet përkatëse.