Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka shpalosur përfundimin e rrugicave, në disa fshatra të komunës së Bogovinës, duke filluar prej fshatit Zherovjan, Pirok e deri në Bogovinë. Si dhe ka njoftuar, se nesër do të prezantohen edhe përfundimet e rrugicave të tjera.
Postimi i plotë nga Feti Abazi, në FB:
“Nga punët në terren!
Ju ftoj të ndiqni disa nga rrugicat e përfunduara në kuadër të Programit të Rrugëve të Komunës së Bogovinës në Zherovjan, Pirok dhe Bogovinë.
Nesër ju prezantojmë edhe rrugicat e tjera të përfunduara”, ka përfunduar, ai.

