E premte, 18 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniArrestohen tre persona nga Shkupi, dërgohen në burg për vuajtje të dënimit

Arrestohen tre persona nga Shkupi, dërgohen në burg për vuajtje të dënimit

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) MPB njofton se dje (10.04.2025) janë ndaluar personat Z.N. (55), R.T. (55) dhe S.M. (37), të tre nga Shkupi, të cilët kërkoheshin me urdhër qendror për vuajtje të dënimit me burgim.

“Policët e Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar – Departamenti i Kërkimeve kanë privuar nga liria Z.N pasi kërkohej për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vitesh për vepër penale të kryer nga neni 236 paragrafi 1 i Kodit Penal. Policët e Komisariatit të Policisë Kisella Vodë kanë privuar nga liria R.T pasi kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej 10 muajsh për vepër penale të kryer nga neni 300 paragrafi 1 lidhur me nenin 297 të Kodit Penal. Ndërkaq, zyrtarë policorë nga Sektori për çështje kriminale në Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë kanë privuar nga liria S.M për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer nga neni 202 paragrafi 1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments