Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka vazhduar shpalosjen e përfundimit të rrugicave, kësaj here në fshatrat Kamjan, Pallçisht, Kallnik e deri në Sellarcë. Si dhe ka theksuar, se intensiteti i punëve, do vazhdojë me ritëm të pandalshëm, edhe në stinën e vjeshtës.
Postimi i plotë nga Feti Abazi, në FB:
“Nga punët në terren!
Sot ju sjellim disa pamje nga rrugicat e përfunduara në Kamjan, Pallçisht, Kallnik dhe Sellarcë, të realizuara në kuadër të Programit të Rrugëve të Komunës së Bogovinës, me participimin e qytetarëve.
Punët vazhdojnë në çdo lagje, me përkushtim dhe ritëm të pandalshëm”, ka përfunduar, ai.

