Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (15-nëntor) rreth orës 22:45, në rrugën “Radovan Coniç” në Tetovë, e kanë privuar nga liria 26-vjeçarin F.F. nga Tetova për shkak të dyshimit të përfshirjes së tij të menjëhershme në “prodhimin dhe lëshim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe precursorëve”. Ai është mbajtë në stacionin policor të Tetovës dhe çështja është duke u pastruar.TS