Futbollisti i Man. Sitit, Mateus Nunjez, një muaj më parë ishte arrestuar në Spanjë për vjedhjen e një celulari!
Ai po festonte në klubin e natës të Madridit “La Riviera”, ku u ndalua nga policia. Braziliani vuri re se një person po i fotografonte në tualet, pas së cilës i erdhi dhe i mori celularin, për ta penguar që të publikonte foton e bërë.
Personi ka denoncuar rastin në polici, e cila këtë ngjarje e ka trajtuar si grabitje. Pasi u ndalua në komisariat, Nunjes u lirua me kusht.
Reprezentuesi brazilian iu bashkua kampit të “Qytetarëve” verën e kaluar dhe deri më tani ka luajtur 20 ndeshje për skuadrën angleze.