Më 14.06.2025, rreth orës 14:20, në autostradën Shkup–Tetovë, afër një pompë karburanti, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë ndaluar dhe arrestuar N.V. (31) nga Kumanova.
Gjatë kontrollit të trafikut, policia konstatoi se N.V. po drejtonte një veturë të tipit “BMW” me targa të Kumanovës me shpejtësi prej 175 km/h, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pamatur i mjetit motorik”.