Brajan Gruda mund të quhet lojtari më i ri i Brightonit, edhe pse duhet pritur edhe disa orë deri te zyrtarizimi.

Sulmuesi shqiptar shkëlqeu sezonin e kaluar me Mainzin në Bundesliga duke ngjallur interesimin e klubeve të mëdha si nga Gjermania ashtu edhe nga Anglia.

Megjithatë ka qenë skuadra angleze Brighton që ka siguruar shërbimet e talentit të madh shqiptar pasi tanimë ka arritur marrëveshje me Mainzin.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se marrëveshja mes palëve është arritur për 25 milionë funteve apo 30 milionë eurove dhe Gruda do të nënshkruajë kontratë afatgjate me bardhekaltërtit.

20-vjeçari në Angli u kërkua edhe nga Liverpooli, megjithatë ka zgjedhur Brighton ku mund të ketë më shumë hapësira.

Ai u kërkua edhe nga klubet gjermane si Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen, megjithatë asnjëra nga këto nuk ishte në gjendje të ofronte shumë e Brighton. /Telegrafi/