8 C
Tetovo
E diel, 4 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAktivi i VLEN-it pjesë e Konferencës Mbarëkombëtare për rolin e grave shqiptare...

Aktivi i VLEN-it pjesë e Konferencës Mbarëkombëtare për rolin e grave shqiptare në Vlorë

Aktivi i VLEN-it ka marrë pjesë në Konferencën V Mbarëkombëtare, Rajonale dhe Ndërkombëtare, të mbajtur në Vlorë, me temë “Imazhi i grave dhe vajzave shqiptare: vlerë, lidership dhe ndikim drejt bashkimit evropian”.

Në këtë aktivitet morën pjesë deputetet e VLEN-it, Merita Koxhaxhiku dhe Kaltrina Beqiri, si dhe anëtaret e VLEN-it, Gzime Bakiu dhe Sara Vrenezi.

Konferenca shërbeu si hapësirë për bashkëbisedim, shkëmbim përvojash dhe diskutim mbi rolin dhe fuqizimin e grave shqiptare në jetën publike, si dhe kontributin e tyre në proceset e integrimit evropian.

Pjesëmarrëset nga VLEN-i vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të grave shqiptare nga trojet shqiptare, duke theksuar se shkëmbimi i përvojave dhe mbështetja e ndërsjellë krijojnë mundësi të reja për angazhim dhe zhvillim.

Konferenca u organizua nga Aleanca Kombëtare e Këshilltareve Bashkiake të Shqipërisë (AKKB), nën drejtimin e kryetares Alta Azizi-Haluci.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments