Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë është e përjetshme.
“Miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë është e përjetshme sepse i ka themelet në historinë, vlerat dheMaqedonci me ministrin kroat nënshkruajnë marrëveshje për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake “Franjo Tugjman” të ardhmen e përbashkët!”
Me ftesë të zv/kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, Maqedonci ka vizituar sot Kroacinë.
“Partneriteti dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë është në nivelin më të lartë.”
Ata kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, rreth sigurisë në regjion dhe nivel global.
“Me Ministrin Anushiq shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, diskutuam rreth situatës së sigurisë në regjion si dhe në nivel global. Ministrin Anushiq e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë-dimensionale nga Kroacia për Kosovën si dhe konfirmova vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.”
Maqedonci tha se kanë nënshkruar marrëveshje për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake “Franjo Tugjman”.
“Gjatë vizitës poashtu nënshkruam marrëveshjen për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake “Franjo Tugjman” e që rrit edhe më tej kapacitetet tona humane në mbrojtje dhe siguri.”