Jasir Asani dhe klubi i tij Gwangju FC bën paqe duke rikthyer sulmuesin kuqezi në fushë dhe impakti i Asanit në ekip ishte i menjëhershëm duke bërë diferencën në kampionat me gola, teksa ka arritur të gjejë dy herë rrugën e rrejtës, në 2 përballjet e fundit.

Së fundmi, “pistoni” i krahut të djathtë të fushës është përzgjedhur nga Liga në Korenë e Jugut si lojtari më i mirë i muajit gusht, falë krijimtarisë së tij në fushën e blertë dhe golat e shënuar, ku një prej golave, më konkretisht ndaj Joenbuk Hyundai i dhuroi 3 pikë ekpit të tij. /i.m /abcnews.al