8 C
Tetovo
E shtunë, 20 Qershor, 2026
BallinaLajmeAsfaltimi vazhdon edhe në fundjavë, Daut Memishi nis punimet në rrugën lokale...

Asfaltimi vazhdon edhe në fundjavë, Daut Memishi nis punimet në rrugën lokale të Dobroshtit

Punimet infrastrukturore në Komunën e Tearcës po zhvillohen me intensitet të plotë edhe gjatë fundjavës. Kryetari i komunës, Daut Memishi, ka njoftuar nisjen e punimeve për shtrimin e asfaltit në një rrugë lokale në fshatin Dobrosht, projekt që pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe kushtet e jetesës për banorët, përcjell Fol

Përmes një postimi publik, Memishi theksoi se realizimi i projekteve kapitale mbetet prioritet i administratës komunale dhe se puna në terren vazhdon pa ndërprerje, pavarësisht ditëve të pushimit.

“Edhe gjatë fundjavës vazhdojmë me përkushtim për realizimin e projekteve infrastrukturore në komunën tonë. Sot në fshatin Dobrosht kemi filluar me shtrimin e asfaltit, një projekt i rëndësishëm që do të përmirësojë dukshëm kushtet e lëvizjes dhe cilësinë e jetës për banorët”, ka deklaruar Memishi.

Sipas tij, investimet në infrastrukturën rrugore mbeten një nga prioritetet kryesore të Komunës së Tearcës, me synimin për të krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe për të nxitur zhvillimin e vendbanimeve rurale.

“Punë, përkushtim dhe rezultate”, është mesazhi që ka përcjellë kryetari Memishi, duke paralajmëruar vazhdimin e investimeve dhe projekteve infrastrukturore edhe në periudhën në vijim./Fol.mk

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments