8 C
Tetovo
E enjte, 29 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAzir Aliu: Është koha ta çmontojmë sistemin e vjetër, VLEN është simbol...

Azir Aliu: Është koha ta çmontojmë sistemin e vjetër, VLEN është simbol i ndryshimit

Anëtari i ASH-së dhe ish ministri Azir Aliu, ka reaguar publikisht përmes një statusi në rrjetet sociale, pas një vale mbështetjeje nga qytetarët dhe simpatizantët për vendimin për tu rreshtuar me koalicionin VLEN. Ai ka falënderuar të gjithë ata që i janë drejtuar me mesazhe dhe telefonata, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në angazhimet e ardhshme të VLEN-it.

“Meqenëse nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve individualisht, dua t’ju falënderoj publikisht dhe të jem i hapur dhe i sinqertë, ashtu siç gjithmonë kam qenë,” shkruan Aliu.

Duke theksuar vlerën e marrëdhënieve njerëzore përtej politikës, Aliu nënvizoi se nuk do të flasë keq për bashkëpartiakët e tij, pavarësisht zhvillimeve politike. “Politika është një gjë, ndërsa marrëdhëniet njerëzore, respekti dhe betejat e përbashkëta janë diçka shumë më e thellë. Ato nuk shlyhen brenda natës,” u shpreh ai.

“Që të mos lejojmë rikthimin e modeleve të vjetra të korrupsionit dhe keqqeverisjes. Që të mos lejojmë më që shteti ynë të udhëhiqet nga figura të konsumuara, që për vite me radhë kanë qenë pjesë e problemeve që i jetojmë sot,” deklaroi Aliu.

Aliu tha se VLEN përfaqëson shpresën dhe ndryshimin, ndërsa theksoi se beteja politike nuk ndalet me dërgimin e oponentëve në opozitë – ajo vazhdon me çmontimin e sistemit të vjetër dhe ndërtimin e një rendi të ri politik të bazuar në meritokraci dhe përgjegjësi.

“Hapin e parë e bëmë kur i çuam në opozitë. Tani është koha për hapin e dytë: ta çmontojmë sistemin e tyre dhe më në fund t’i japim një shans shpresës,” theksoi Aliu, duke shtuar se në këtë betejë ka hyrë pa kalkulime dhe nuk ka kthim pas.

Në fund, ai bëri thirrje për bashkim dhe veprim të përbashkët: “Ju ftoj krah për krah, hap pas hapi, ta vazhdojmë këtë betejë për ne, për të ardhmen, për të gjithë. Sepse VLEN!”/ZYRTARE.net

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments