Shkruan: Adnan Azizi, Deputet

BDI kanceri i shqiptarëve

Kush i ka shkatërruar shqiptarët më shumë se BDI e Ali Ahmetit e cila në periudhë parazgjedhore ka investuar në 1600 aparate kumari, të cilat i ka paguar 19 milion euro edhe pse çmimin real e kanë 9 milion euro.

Në dy dekada, suksesi i vetëm i BDI-së ka qenë në sektorin e KAZINOVE. Operatori NOVO VLT, përmes Artan Grubit dhe njerëzve të tij arriti ti mbush vendbanimet shqiptare me biznese kumari dhe aparate kazinoje të biznesit serb.

Pse investimi veç në kazino? Sepse përmes kazinove BDI ka bërë larje parash të pista dhe ka qarkulluar mbi 900 milion euro në vit.

Duke u shërbyer strukturave dhe bizneseve serbe, piuni i Ali Ahmetit, Artan Grubi, ka investuar vetëm në segmente që e kanë devijuar shoqërinë shqiptare si në vjedhje, korrupsion, prostitucion, drogë dhe në kumar.

Përmes këtyre dukurive, BDI përmbushi qëllimin e Serbisë dhe biznesmenëve serb që shqiptarët të rrjepen, varfërohen, të braktisin vendin, ndërsa funksionarët e BDI-së të mbështetur nga LSDM dhe Serbia të pasurohen.

Këtij zullumi i erdhi fundi. Tani ka ardhur koha për përgjegjësi!