Deputeti i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi pjesë e koalicionit VLEN ka reagur përmes një postimi në facebook ndaj deputetëve të Frontit Evropian të cilët në deponuan sot nënshkrimet e tyre për propozim ligjin për Lojërat e Fatit, të cilin një ditë më parë e dorëzuan në Kuvend, përcjell Fol.

Azizi e ka quajtur hipokrizi dhe pafytyrësi e DUI-stave, kërkojnë mbylljen e kazinove ata që për 20 vite ndërtuan dhe hapën vetëm kazino, llotari, lojëra të tjera bixhozi, që tregtonit drogë, hapët striptize dhe bëtë gjithçka që është në dëm të qytetarëve e në veçanti të shqiptarëve.

Postomi i plotë i Azizit:

Imagjinoni deri ku shkon injoranca, hipokrizia dhe pafytyrësia e DUI-stave! Kërkojnë mbylljen e kazinove!

Kush kërkojnë, ju që për 20 vite ndërtuat dhe hapët vetëm kazino, llotari, lojëra të tjera kumari, që tregtonit drogë, hapët striptize dhe bëtë gjithçka që është në dëm të qytetarëve e në veçanti të shqiptarëve.

E keni të këto dyfytyrësinë. Populli e di, se miliarda keni bërë nga kazinotë. Por unë ju garantojë se ata do të mbyllen, ndërsa bashkë me ata mund të mbylleni edhe Ju në Shutkë, Idrizovë e vende të tjera të ngjashme.

Turpi i shqiptarisë!, përfundon depueti Azizi./Fol.mk/