Institucioni Publik Shëndetësor për Shërbime të Përbashkëta ka pranuar një furgon për nevojat e tij, në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, transmeton zyrtare.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë për Shërbime të Përbashkëta Shëndetësore, Bashkim Bakiu, i cili theksoi se automjeti do të përdoret për transportimin e pacientëve ndërmjet klinikave.
Sipas Bakiut, ky automjet do të lehtësojë lëvizjen e pacientëve dhe do të kontribuojë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore më efikase dhe më të qasshme.
Ai falënderoi Drejtorinë e të Ardhurave Publike për bashkëpunimin dhe mbështetjen, duke vlerësuar se bashkëpunimi ndërinstitucional që përkthehet në shërbim më të mirë për pacientët është kontribut i drejtpërdrejtë për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

