Barcelona thuhet se është e interesuar ta kompletojë transferimin e sulmuesit anësor, Nico Williams, nga Athletic Bilbao këtë verë.
Sipas Fabrizio Romanos, Barcelona ka vendosur të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh të Nico Williams.
Kështu, klubi katalunas ka marrë në dorë frenat e favoritit për nënshkrimin e lojtarit.
Megjithatë, Blaugranët do të duhet të zhvillojnë disa raunde të tjera bisedimesh me agjentin e Williams.
Marrëveshja nuk ka avancuar ende, por Barça po përpiqet që ajo të ndodhë.
Ndryshe, Williams shënoi 11 gola dhe dha shtatë asistime në 45 paraqitje për Athletic Bilbaon sezonin e kaluar.