Mbrëmë vonë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë bastisje në shtëpinë e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Memeti, në Tetovë, si dhe në vendet zyrtare të Prokurorisë.
Dyshohet se Memeti së bashku me gjyqtarin Nake Gorgiev kanë pasur ndikim duke keqpërdorur pozitën e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë në rastin e kërkesës për ryshfet për rrethana lehtësuese për ish-kryetarin e komunës së Novosellës Boro Petrushevski, i cili ndodhet në paraburgim.
Ixhet Memeti konsiderohet i afërt me BDI-në dhe ka qenë Avokati i Popullit për dy mandate. Ai është gjithashtu ish-ministër i Drejtësisë, gjyqtar kushtetues, këshilltar shtetëror në Qeveri dhe anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Nake Gjorgiev është arrestuar dje, pasi është kapur me ryshfet prej 10.000 euro para të markuara. Sipas informacioneve, dyshimi është se gjyqtari Georgiev ka premtuar masa lehtësuese në procedurë gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Novosellës, Boro Stojçev, i cili është arrestuar sërish, kësaj radhe për kontrabandë marihuanë./PaCenzurë