Pasditën e kësaj të enjte u njoftua se sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti dhe strukturat e BDI-së në Shkup janë bashkuar në një degë dhe do t’i prijë Bekim Neziri.
Por edhe pse u tha se BDI e Shkupit është “më e bashkuar se kurrë”, në fakt nga vetë fotografia e publikuar në rretet sociale pas mbledhjes, aty u pa se mungonte grupi i Artan Grubit.
Nga eksponent të BDI-së shkruhej në rrjetin social Facebook se “Në mbledhjen e mbajtur në Shkup, u bë bashkësia e degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup me kryetar Bekim Neziri”.
Ndodhitë e sotme në BDI-në e Shkupit sado që u tentua ti shitet opinionit si bashkim i tyre, ndodhi e kundërta dhe vetë e dëshmuan edhe me fotografi se përçarjet në degën e partisë së Ahmetit në kryeqitet mbeten të thella, të cilat zanafillën e kanë që para zgjedhjeve presidenciale dhe prlamentare të këtij viti.