Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka theksuar se mbështet rritjen e pagës minimale në 450 euro.
“BDI gjatë gjithë periudhës derisa ka qeverisur me vendin ka dëshmuar se mbështet rritjen e pagave të punëtorëve, respektivisht pagën minimale. Këtë e dëshmon rritja e pagës minimale veçanërisht në 7 vitet e fundit, ku kemi rritje mbi 100% të pagës minimale, pavarësisht të përballjes me krizën botërore COVID-19 dhe krizën energjetike. BDI gjithmonë në Programën e vet një ndër prioritetet kryesore e ka ngritjen e standartit jetësor të qytetarëve. Andaj, BDI e mbështetë pa asnjë dyshim kërkesën e LSM-së, të cilët kërkojnë që të ardhurat e punëtorëve të jenë së paku 450 euro, në vend të 370 eurove të tanishme”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.(INA)