Deklarata e fundit të Kryetarit të Degës së BDI-së në Dibër, Artin Spahiu, në lidhje me takimin mes Hristijan Mickovskit dhe Albin Kurtit, duket më shumë si një përpjekje për të fituar vëmendje mediatike, ka akuzuar dy liderët për një “marrëveshje falënderimi” dhe për përfshirje në lojëra politike që dëmtojnë interesat e kombit shqiptar.
“Takimi Mickovski- Kurti, më shumë se një takim mes dy personave që kanë probleme me UÇK-të, probleme me euri-integrimet dhe të dy e kanë partner në lojën e tyre politike Vuçiqin, m’u duk si një takim falënderimi për ndihmën reciproke që i dhanë njëri tjetrit:
Mickovski e falënderoi Albinin për shndërrimin në vasalë të shërbetorëve të tij, VLENI-n;
Ndërsa Albini e falënderoi Mickon për lënien në opozitë UÇK-në” – Shkruajti Spahiu.
Qasja e Spahiut shihet si një përpjekje për të mbajtur gjallë një retorikë të vjetëruar dhe për të ringjallur tensionet e së kaluarës, në vend që të kontribuojë për stabilitetin dhe përparimin e përbashkët.
Pretendimet për “shndërrimin në vasalë” apo për “lënien në opozitë të UÇK-së” nuk kanë bazë në realitetin politik të sotëm dhe janë një përpjekje e dëshpëruar për të diskredituar dy liderët që po punojnë për të përmirësuar marrëdhëniet në rajon dhe për të avancuar agjendën e euro-integrimeve.