Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoni të Veriut që është edhe pjesë e koalicionit VLEN, Bekim Qoku ka numëruar të arriturat e qeverisë që nga marrja e detyrës, përcjell TV21. Sipas Qokut, ndarja e buxhetit për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, është prej investimeve më të mëdha të bëra në 30 vitet e fundit, ndërkohë që përmendi se do të ndahen edhe 100 milionë euro për komunat në të cilat nuk ka pasur shumë investime.
“Disa të arritura që i ka bërë, p.sh. investimi 34.5 milionë euro për kampusin e UNT-së. Është investimi më i madh që është bërë në këto 30 vite të fundit për një projekt që është etnikisht shqiptar. E dyta, janë 100 milionë euro që po ndahen për komunat por që është në funksion të barazisë rajonale. Është një shancë e mirë për komunat shqiptare që kanë pasur investime të pakta gjatë 20 vite të fundit”, tha Qoku.