Ministri i Ekonomisë Besar Durimishi e ka cilësuar vitin që kemi hyrë si një vit të projekteve të mëdha infrastrukturore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Durimishi njoftoi se qeveria ka miratuar “Vendim për dhënien e pëlqimit të programit vjetor për ndërtimin, rindërtimin dhe rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2025”.

Me këtë vendim miratohet Programi vjetor për ndërtimin, rindërtimin dhe rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2025 me të cilin parashifet ndërtimi, rindërtimi dhe rehabilitimi i shumë akseve rrugore në Republikën e Maqedonisë së Veriut:
1. Projekte të cilët janë përfunduar dhe të cilët do të paguhen gjatë këtij viti:
•Rekonstruimi i rrugës regjionale Mateç – Likovë
•Rekonstruimi i rrugës shtetërore Ropalcë – Mateç
•Rehabilitimi i rrugës shtetërore Shkup – Tetovë
•Vendosja e sinjalizimit rrugor të seksionit Zhelinë – Tetovë dhe seksionit Saraj – Karpallëk
•Kompletimi i ndërtimit të autostradës A4, seksioni Bllacë – Shkup (kyçja Stenkovec)
2. Projektet të cilat do të vazhdojnë të realizohen edhe këtë vit:
•Ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër
•Ndërtimi i rrethrrotullimit të Tetovës nëpërmjet kyçjes në Trebosh deri Neproshten (faza 1)
•Vazhdimi i ndërtimit të autostradës Shkup – Bllacë 9 (kyçja me rrugën lokale të fsh. Bllacë).
•Vendosja e sinjalizimit rrugor në rrugën shtetërore seksioni Tetovë – Kalimi kufitar Jazhincë
3. Projektet të cilat do të fillojnë gjatë këtij viti:
•Përfundimi i kyçjes në Bërvenicë
•Vendosja e sinjalizimit rrugor gjatë rrugës Zhelinë – Jegunovcë
•Sanimi i rrugëve Ohër – Shën Naum, rehabilitimi i rrugës Gjevgjeli – kufiri me Greqinë.

Durimishi poashtu thekson se gjatë këtij viti parashihet që të përgatitet projekt dokumetacioni për rrugën shtetërore Tetovë – Vendkalimi kufitar me Kosovën drejt Prizrenit.

Me mjete të ashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashihet që të ndërtohet austostrada Bukojçan – Kërçovë e cila parasheh: – Projektimin, – Përgatitjen e projektit bazë – Mbikqyrje – Kryerja e punimeve të ndërtimit.

Gjithashtu me mjete të Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjatë këtij viti do të vazhdojë ndërtimi i autostradës, Shkup – Bllacë, faza e dytë. Gjithashtu do të vazhdohet me ndërtimin e austrostradës Kërçovë – Ohër.

“Ndërtojmë Korridorin 8 (seksioni Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenisht – Strugë – Qafë Thanë) dhe Koridorin 10D (seksioni Prilep – Manastir)”, shtoi Durmishi.

Sipas Durmishit e gjithë kjo është falë ndryshimit me qeverinë VLEN.