Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar në lidhje me veprimin më të fundit të Joe Biden, përpara dorëzimit të detyrës.

Pasi Biden i fali dënimin djalit të tij, Hunter Biden, Trump e ka krahasuar me rebelët që sulmuan Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021.

“A i përfshin falja e dhënë nga Joe për Hunterin pengjet J-6, të cilët tani janë burgosur prej vitesh? Një abuzim dhe dështim i tillë i drejtësisë!”, postoi ai në Truth Social.

Trump i është referuar vazhdimisht të burgosurve si “pengje”, pavarësisht se një gjykatës e ka hedhur poshtë më parë këtë përshkrim.