Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami e ka cilësuar këtë vit si të suksesshëm duke përmendur madje se janë bërë një sërë investimesh në infrastrukturën e qytetit e që kapin vlerën e mbi 5 milionë eurove, zgjidhja e problemit me mbeturinat e qytetit me angazhimin e një firme austriake, hartimi i projektit për ujësjellësin që duhet të nis vitin e ardhshëm si dhe heqjen e një sërë objektesh që kishin uzurpuar pronën publike. Bilall Kasami në adresimin e tij të fund vitit deklaroi se projekti kryesore që do fokusohet administrata komunale për vitin e ardhshëm janë pikërisht hapja e tre bulevardeve në qytet si dhe përpilimi i planit detal urbanistik për Kodrën e Diellit, me çka do të mundësohet ndërtimi i vikend shtëpizave hoteleve dhe bizneseve atje. Ka premtuar edhe zgjidhjen e problemit me qentë endacak, me çka Kasami deklaroi se është caktuar madje edhe vendi se ku do të grumbullohen qentë.

– Advertisements –

“Brenda vitit 2023 për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit janë investuar afër pesë milion euro për asfaltim të rrugëve, infrastrukturës nëntokësore e ujësjellësve pra gjithçka që kanë tanguar qytetarët. Rrjeti i asfaltimit përfshin çdo cep të qytetit por edhe fshatrat e malësisë si Vicë, Lisec, Bozofcë, Veshallë, pra në çdo fshat të largët të malësisë kemi depërtuar e deri në Kodrën e Diellit me asfaltimin e arteries kryesore të lagjes së vikend shtëpizave. Nga pranvera do jetë edhe depërtimi i rrugës së re prej katër kilometrash për në Kodër të Diellit që do e zgjidh ngërçin e qarkullimit në sezon për në Kodër të Diellit. Gjithashtu, ujërat e zeza dhe filtërstacioni do zgjidhet sepse është një ndër problemet kryesore, po ashtu në 2024 do nis edhe ndërtimi i stadiumit”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës. /Alsat.mk