8 C
Tetovo
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniBilall Kasami uron 28 Nëntorin: “Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin...

Bilall Kasami uron 28 Nëntorin: “Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin tonë”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe festës së madhe kombëtare të shqiptarëve. Në urimin e tij, Kasami thekson rëndësinë e kësaj date historike, e cila jeton në kujtesën dhe zemrën e çdo shqiptari, duke nderuar sakrificën e brezave që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë.

“Ka data që nuk shkruhen vetëm në histori, por jetojnë përgjithmonë në zemrën e një kombi. I tillë është 28 Nëntori ynë!”, shprehet Kasami në mesazhin e tij.

Ai nënvizon se shqiptarët duhet të vazhdojnë rrugën e brezave të mëparshëm me krenari dhe përgjegjësi, duke synuar një të ardhme më të ndritur për fëmijët dhe brezat që vijnë.

Kasami gjithashtu bën thirrje për ruajtjen e unitetit kombëtar, duke theksuar se dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin duhet t’i bashkojë shqiptarët pavarësisht kufijve që i ndajnë.

“Nga thellësia e zemrës, ju uroj të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, festën tonë të madhe kombëtare! Gëzuar 28 Nëntorin!”, përfundon urimi i kryetarit të Komunës së Tetovës.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments