Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, në takimin e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu kërkoi nga Izraeli të respektojë rregullat e luftës në sulmet e tij në Gaza, ndërsa Izraeli intensifikon operacionet e tij ushtarake. Blinken theksoi përsëri të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, si dhe të fillojë të shqyrtojë skenarët e pasluftës për mënyrën se si mund të drejtohet territori nëse çrrënjosë Hamasin. Gjatë takimit me presidentin izraelit, Herzog, përveç mbështetjes së tij ndaj Izraelit, ai u shpreh se civilët nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë si objektiva të operacioneve ushtarake dhe se ata duhen mbrojtur nga dëmet e duhen trajtuar nevojat e tyre humanitare. Blinken kërkoi gjithashtu nga autoritetet izraelite të frenojnë dhunën ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor nga kolonët hebrenj, gjë që kërcënon të përshkallëzojë më tej situatën.
“Civilët nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë si objektiva të operacioneve ushtarake. Ato nuk janë shënjestra e operacioneve të Izraelit. Ne diskutuam mënyrat për të trajtuar nevojat humanitare të njerëzve që jetojnë në Gaza për t’i mbrojtur ata nga dëmet, ndërsa Izraeli kryen operacionet e tij të ligjshme të sigurisë, për t’u mbrojtur nga terrorizmi dhe për t’u përpjekur që kjo të mos përsëritet më. Folëm gjithashtu për mundësitë për kalim të sigurt për civilët që duan të largohen ose të dalin nga rruga në Gaza”, deklaroi Antoni Blinken, sekretar i SHBA-së.