8 C
Tetovo
E martë, 18 Nëntor, 2025
BallinaLajmeBogovina nis mandatin me vepra: Donacion i rëndësishëm për zjarrfikësit lokal

Bogovina nis mandatin me vepra: Donacion i rëndësishëm për zjarrfikësit lokal

Vetëm në javën e parë të mandatit, kryetari i Komunës së Bogovinës po dëshmon me vepra se shërbimi ndaj qytetarëve është prioritet i parë. Sot, komuna ka pranuar një donacion të vlefshëm për njësitin lokal të zjarrfikësve, duke forcuar dukshëm kapacitetet e tyre operuese.

“Ashtu siç paralajmëruam, sot kemi pranuar një donacion të vyeshëm për zjarrfikësit tanë,” njoftoi kryetari, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së ekipeve që përballen çdo ditë me rreziqe.

Uniformat profesionale, mbathjet e specializuara dhe pajisjet e reja të pranuara do t’u mundësojnë zjarrfikësve të Bogovinës të kryejnë me efikasitet dhe siguri misionet e tyre fisnike. Donacioni ka ardhur nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Tetovë, e udhëhequr nga komandanti Avni Ameti, të cilit komuna i shprehu mirënjohje të veçantë, bashkë me të gjithë kontribuuesit.

Kryetari i komunës theksoi se ky është vetëm fillimi Investimet dhe bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve të njësitit lokal të zjarrfikësve do të vazhdojnë pa ndërprerje, me synim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarret dhe fatkeqësitë tjera.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments