8 C
Tetovo
E premte, 13 Qershor, 2025
BallinaLajmeCila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

Profesori universitar Azir Aliu këtë javë nisi detyrën e minisrit të ri të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Ai vjen nga radhët e koalicionit VLEN, duke zëvendësuar në këtë post Arben Taravarin, i cili dha dorëheqje, përcjell INA.

Azir Aliu është profesor dhe ekspert në fushat e shkencave moderne dhe teknologjisë, me specializime në kriptografi, siguri kibernetike, teknologjitë “blockchain” dhe mësim të makinerive. Më parë ka qenë profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Sipas të dhënave të publikuara, ministri i ri ka deklaruar si pasuri një shtëpi në Gostivar, dy apartamente në Shkup, si dhe është pronar i kompanisë Digit4all.

Aliu ka lindur më 15 prill 1976 në Gostivar. Ka diplomuar dhe magjistruar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në drejtimin e elektroteknikës.

Karriera e tij profesionale përfshin edhe anëtarësimin në Komitetin Kombëtar për Ndërmarrësi dhe Inovacion gjatë viteve 2013-2017, periudhë kur ka shërbyer edhe si këshilltar për arsimin e lartë pranë kryeministrit të atëhershëm.

Aliu është autor dhe bashkautor i shumë punimeve shkencore.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments