E ftuar në DailyClick në TV21, deputetja nga radhët e VLEN-it, Mimoza Musa ka treguar prioritetet që VLEN ka në Qeveri, përcjell TV21.
Musa tha do t’i mbajnë këto premtime dhe gjatë mandatin katër vjeçar duhet realizuar.
“Janë katër shtylla që janë shumë kryesore. Njëra është eurointegrimet, e dyta është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, e treta është zhvillimi ekonomik dhe e katërta është decentralizimi fiskal”, tha Musa.