Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka ndërpre bashkëpunimin me kryetarin e Sarajit, Blerim Bexheti, njëheri bartës i listës së kandidatëve për deputetë të kësaj partie, thonë burime të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal nga qyteti i Shkupit.
Si shenjë për ndërprerje të bashkëpunimit, ata kanë dërguar në Zhurnal një dokument që tregon se Arsovska ka shkarkuar nga posti Avni Rexhepin, drejtorin e Higjienës Komunale në qytetin e Shkupit, e që konsiderohet si njeri i Bexhetit.

Burimet tona nuk përjashtojnë mundësinë që pas distancimit nga Bexheti, Arsovska të emërojë drejtorë të inj shqiptarë, që nuk janë nga radhët e BDI-së.
Bashkëpunimi i Bexhetit me Arsovskën është edhe një epizodë e ndryshimeve të Arsovskës në koalicion në qytetin e Shkupit. t. Fillimisht kishte koalicion me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, përkrahjen e të cilave parti e kishte në zgjedhje.

Pak më vonë, Arsovska ndërpreu këtë koalicion dhe bëri koalicion me BDI-në, mirëpo edhe ky koalicion tani ka dështuar. Ndërkohë ajo ka pasur ngritje-rënie në raporte edhe me VMRO-DPMNE-në, si parti që e kandidoi dhe me ndihmën e së cilës fitoi në zgjedhje, por Zhurnal mer vesh se këto raporte kohën e fundit janë kthyer në “suaza të normales”./Zhurnal