8 C
Tetovo
E enjte, 5 Nëntor, 2026
BallinaLajmeDaut Memishi: Asfaltohet rruga në dalje të Leshkës, zgjidhet një problematikë shumëvjeçare

Daut Memishi: Asfaltohet rruga në dalje të Leshkës, zgjidhet një problematikë shumëvjeçare

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se është asfaltuar rruga në dalje të fshatit Leshkë, në pikën ku lidhet me rrugën kryesore, duke i dhënë fund një problematike shumëvjeçare për banorët e këtij vendbanimi.

Memishi bëri të ditur se realizimi i këtij intervenimi është bërë në bashkëpunim me zëvendësdrejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Tahir Tairi, dhe Komunën e Tearcës. Ai shprehu mirënjohje edhe për ekipet e Telekomit, të cilat mundësuan zgjerimin e rrugës përmes zhvendosjes së një shtylle, si dhe për ekipet e ndërmarrjes komunale, të cilat intervenuan në rregullimin e një pusete.

Sipas Memishit, edhe pse bëhet fjalë për një ndërhyrje relativisht të vogël, ajo ka rëndësi të madhe për sigurinë dhe lehtësimin e qarkullimit të banorëve./Tema.mk/

https://www.facebook.com/share/r/1CPoc6qKAj/

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments