8 C
Tetovo
E enjte, 12 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop...

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, ka akuzuar BDI-në për pengesa dhe bllokim të procesit të miratimit dhe ratifikimit të marrëveshjes për funksionalizimin e sistemit “One Stop Shop” ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në pikën kufitare Qafë Thanë.

Duke folur në emisionin Debat në TV Shenja, Dauti tha se përshpejtimi i këtij procesi ishte kërkesë e qytetarëve, të cilët përballen me pritje dhe vështirësi në këtë pikë kufitare. Ai theksoi se Shqipëria tashmë e ka përmbushur pjesën e saj, ndërsa në Maqedoninë e Veriut procesi është penguar në Kuvend.

Sipas Dautit, javën e kaluar marrëveshja pritej të vendosej në rend dite, por kjo nuk ndodhi, pasi deputeti i BDI-së, Musa Xhaferi, nuk e përfshiu çështjen në agjendën parlamentare, në Komisionin për Punë të Jashtme, ku Xhaferi është kryetar.

Dauti këtë veprim e cilësoi të qëllimshëm, duke shprehur habinë se një çështje me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët po pengohej nga përfaqësues shqiptarë.

Ai shtoi se pas reagimit të tyre publik, çështja u vendos në rend dite, por theksoi se nuk kishte pritur që zgjidhja të vinte përmes ndërhyrjes së një deputeti shqiptar.

Funksionalizimi i “One Stop Shop” synon lehtësimin e procedurave kufitare, shkurtimin e kohës së pritjes dhe shmangien e kontrolleve të dyfishta për udhëtarët dhe transportuesit në pikën kufitare Qafë Thanë.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments