8 C
Tetovo
E martë, 2 Qershor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDauti: Doganat arkëtuan mbi 2.1 miliardë euro, rezultat historik për një vit

Dauti: Doganat arkëtuan mbi 2.1 miliardë euro, rezultat historik për një vit

Drejtoria e Doganave është shtylla kryesore e furnizimit të buxhetit të shtetit, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rritjen e të hyrave publike dhe forcimin e stabilitetit fiskal. Rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe e veçojnë këtë qeverisje nga ato të mëparshmet, pasi për herë të parë në historinë e institucionit janë shënuar rezultate rekorde në mbledhjen e të hyrave doganore dhe në efikasitetin e administrimit doganor. Njëkohësisht, është intensifikuar lufta kundër korrupsionit, kontrabandës dhe ekonomisë gri, përmes forcimit të mekanizmave të kontrollit, rritjes së transparencës dhe zbatimit të masave konkrete kundër veprimtarive të paligjshme. Këto arritje jo vetëm që kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave të shtetit, por kanë kontribuar edhe në krijimin e një sistemi më të drejtë, më të përgjegjshëm dhe më të besueshëm për qytetarët dhe bizneset.

Për një vit, Drejtoria e Doganave arkëtoi të ardhura prej 131 miliardë e 600 milionë denarë, ose 2 miliardë e 140 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 5,2%, respektivisht 105 milionë euro më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Çdo denar i arkëtuar nga Drejtoria e Doganave përfundon në buxhetin e shtetit dhe kthehet në investime për qytetarët. Pikërisht këto të ardhura kanë rëndësi të veçantë për financimin e institucioneve publike si dhe financimin e ndërtimit dhe modernizimit të spitaleve, shkollave, çerdheve, rrugëve dhe projekteve të tjera infrastrukturore që përmirësojnë cilësinë e jetës së secilit qytetar.

c765d599-d71d-4d51-b2f6-1a800b945cdd

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments