E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDelegacioni i BE-së në Shkup për zgjedhjen skandaloze të Bogojeskit: I kemi...

Delegacioni i BE-së në Shkup për zgjedhjen skandaloze të Bogojeskit: I kemi parasysh shqetësimet e rëndësishme për të

Delegacioni i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut është prononcuar në lidhje me zgjedhjen skandaloze të Petar Bogojeskit në krye të Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore Europiane dhe Mobilitet. Nga aty thonë se janë të njoftuar me deklaratat e mëhershme publike të drejtorit aktual, por që presin që Bogojeski në të ardhmen të sillet në pajtim me vlerat themelore të BE-së.

“Komisioni Evropian ka marrë parasysh shkrimet e mediave në lidhje me emërimin e z. Petar Bogojeski si drejtor i ri i Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet në Maqedoninë e Veriut. Kjo agjenci, e caktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është përgjegjëse për zbatimin e programeve ‘Erasmus+’ dhe Korpusit Evropian të Solidaritetit nën menaxhimin indirekt në Maqedoninë e Veriut. Komisioni nuk ka qenë i përfshirë në procesin e përzgjedhjes dhe nominimit të z. Bogojeski, dhe ende nuk është informuar zyrtarisht”, thanë për Portalb.mk nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Nga aty konfirmuan se i kanë parasysh shqetësimet e rëndësishme në lidhje me disa nga veprimet dhe deklaratat e tij publike të mëparshme/më të hershme.

“Presim që Drejtori i një Agjencie Nacionale që menaxhon një program kyç të BE-së të mbështesë vlerat themelore të BE-së, të cilat përfshijnë respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, lirinë, demokracinë, barazinë dhe sundimin e ligjit, ne do diskutojmë këto çështje edhe me Ministrinë e Arsimit”, porositën nga delegacioni i BE-së në Shkup.

Edhe Rrrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi kërkoi tërheqjen e vendimit për emërimin e Petar Bogojeskit për Drejtor të Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore Evropiane, për shkak të deklaratave të tij që përmbajnë gjuhë shqetësuese, fyerje dhe gjuhë urrejtjeje, si dhe veprime që janë në kundërshtim me vlerat evropiane.

Rikujtojmë se koalicioni VLEN nuk do të kërkojë shkarkimin e Petar Bogojeskit nga pozita e drejtorit të Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane. Ai edhe pse njihet si antishqiptar dhe shpërndarës i gjuhës së urrejtjes, kjo për VLEN-in nuk përbën shqetësim.

Kush është Bogojevski dhe çfarë qëndrimesh mban?

Petar Bogojevski është lider i partisë “Koncepti Maqedonas” dhe deri dje këshilltar i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskit.

Ai në opinion njihet si mjeshtër i shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes.

Bogojeskin opinioni e njohu pas daljeve të tij publike në vitin 2018, kur ai u paraqit si “reformator”, person që do t’i printe një procesi për ta reformuar VMRO-DPMNE-në. Aso kohe ai ishte kritikues i madh i kreut aktual të së njëjtës parti Hristijan Mickoski, i cili kishte marrë timonin e partisë pas ikjes së Nikolla Gruevskit.

“Banditë dhe tradhtarë“, e kishte quajtur grupin që e përkrahnin Mickoskin dhe vet Mickoskin. “Ajde ta shpëtojmë Maqedoninë“, bënte thirrje Bogojeski më 3 dhjetori të vitit 2020. Madje edhe shumë konfrontime tjera dhe akuza ndaj atyre me të cilët sot hanë e pinë në një tavolinë.

Bogojeski ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes ndaj komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sidomos ndaj shqiptarëve.

Në daljet e tij publike dhe veçanërisht në Facebook, Bogojevski shpesh përdor termin “shiptar” kur i referohet shqiptarëve, fjalë që prej kohësh konsiderohet ofenduese dhe degraduese edhe në kontekstin maqedonas. Këtë ai e ka bërë në disa raste të cilat i gjeni: këtu, këtu dhe këtu.

Megjithatë, jo vetëm shqiptarët kanë qenë therrë në sytë e Bogojeskit.

Ai përmes facebook ka shprehur urrejtje edhe ndaj komunitetit të boshnjakëve. “Aktore, nuk kam faj që e urren veten dhe lekurën tënde serbe, në të cilën ke lindur! Nuk kam faj që urren fisin tënd nga vjen!”, ka shkruar Bogojeski në facebook, duke i replikuar aktivistes Mersiha Smailoviq.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments