Dizeli shtrenjtohet me 5,5 denarë, ndërsa benzinat ulen me 1,5 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energji.
Kështu, çmimi i ri i dizelit do të jetë 104,5 denarë për litër. Benzina 95-oktane do të shitet me 99 denarë, ndërsa ajo 98-oktane me 101 denarë për litër.
Vendimi vjen si përgjigje ndaj rritjes së çmimit të dizelit të rafinuar në bursën e Mesdheut me 7% javën e kaluar, si dhe forcimit të dollarit ndaj denarit me 1%.

