Ligji për “branitellat” edhe pse ishte në rend të dites të seancës rrjedhëse të parlamentit për të njejtin nuk do të mund të debatohet derisa i njejti ligj nuk kalon në komisionin amë për punë dhe politikë sociale, ndërkaq deputetet e Frontit Evropian, Dijana Toska dhe Rina Ajdari në koordinim me deputeten e “Levicës” (E Majta), Jovana Mojsoska.
Komisioni parlamentar i Punës Sociale dhe Demografisë e ka bllokuar Ligjin për “branitellat”, pasi nuk e vendosi atë në rend dite.
Kujtojmë që Ligji i propozuar nga deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska, me këtë ligj po BDI, LSDM dhe Levica(E Majta), i kanë bashkuar forcat për me qëllim që të realizohen paralajmërimet për destabilizim.
Propozim ligji “për Branitellat” i parashtruar në Kuvend parasheh rritje të kompensimeve mujore për luftëtarët e Armatës të cilët kanë marrë pjesë në konfliktin e vitit 2001, e të cilët kanë përfunduar me invaliditet, apo kanë humbur jetën. Për këta të fundit, kompensimin e merr familja.
Propozim ligji për “branitellat” i dorëzuar nga deputetja socialdemokrate Sllavjanka Petrovska, parasheh rritje të kompensimeve mujore për invalidët dhe familjet e të rënëve, nga 1200 euro si vlerë mujore në 82 mijë euro nëse shkalla e invaliditetit është 100%. Propozim ligji përfshinë forcat e sigurisë nga viti 2000 deri në vitin 2024.