8 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDeputetët turq të Frontit kërkojnë që në Kuvend të flitet edhe gjuha...

Deputetët turq të Frontit kërkojnë që në Kuvend të flitet edhe gjuha turke

Deputetët Salih Murat dhe Bejxhan Iljaz nga partitë turke që janë pjesë e koalicionit Fronti Evropian që udhëhiqet nga BDI kanë kërkuar që gjuha turke të jetë e barabartë me dy gjuhët e tjera, maqedonase dhe shqipe në Kuvend.

“Sot jam i detyruar që të flas në njërën nga gjuhët zyrtare, edhe pse më së miri mund të shprehem në gjuhën time amë. A është ndoshta e vështirëqë të sillet vendim për të përdorur edhe gjuhët e tjera, sidomos gjatë fjalimeve në Kuvend apo komisionet parlamentare”, theksoi Iljaz, duke shtuar se për këtë do të bëj kërkesë në Kuvend.

Iljaz nga VMRO-DPMNE mori ofertë që të bëhen pjesë e Qeverisë me një post të zëvendësministrit dhe ata në këtë mënyrë të luftojnë për të drejtat e pakicave. Edhe deputeti Salih Murat kërkoi që të përdoret gjuha e tyre amtare turke. (INA)

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments