Deputetët Salih Murat dhe Bejxhan Iljaz nga partitë turke që janë pjesë e koalicionit Fronti Evropian që udhëhiqet nga BDI kanë kërkuar që gjuha turke të jetë e barabartë me dy gjuhët e tjera, maqedonase dhe shqipe në Kuvend.
“Sot jam i detyruar që të flas në njërën nga gjuhët zyrtare, edhe pse më së miri mund të shprehem në gjuhën time amë. A është ndoshta e vështirëqë të sillet vendim për të përdorur edhe gjuhët e tjera, sidomos gjatë fjalimeve në Kuvend apo komisionet parlamentare”, theksoi Iljaz, duke shtuar se për këtë do të bëj kërkesë në Kuvend.
Iljaz nga VMRO-DPMNE mori ofertë që të bëhen pjesë e Qeverisë me një post të zëvendësministrit dhe ata në këtë mënyrë të luftojnë për të drejtat e pakicave. Edhe deputeti Salih Murat kërkoi që të përdoret gjuha e tyre amtare turke. (INA)