Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu nga tubimi i VLEN-it, në Cyrih, tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për përkrahjen që kryeministri i Kosovës e ka dhënë për kandidaturën e Arben Taravarit.

“Jo vetëm si kryeministër, por edhe si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të rreshtuar pas tij jemi secili prej nesh që është deputetët, ministër e aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha deputetja Kryeziu.

Ajo tha se ata kanë bërë kështu për shkak se me të vërtetë besojnë s kjo kandidaturë ja vlen.

“Sepse edhe ne sikurse ju shpresojmë se kjo është shpresë dhe e ardhme më e mirë për Maqedoninë e Veriut. Ky është një rast unik për secilin prej jush që ka të drejtë vote të mbështes koalicionin në të cilin pesë subjekt politike opozitare shqiptare, kanë tejkaluar interesat e tyre politike, kanë menduar përtej ambicieve të veta dhe janë bërë bashkë për hir të qytetarëve dhe nevojës për unifikim të spektrit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, tha deputetja e VV-së, e cila tha se duhet moblizimim për të mbështetur koalicionin VLEN.