8 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajmeDeputetja Mimoza Musa pjesë e vizitës zyrtare në Itali për forcimin e...

Deputetja Mimoza Musa pjesë e vizitës zyrtare në Itali për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar

Deputetja Mimoza Musa ka qenë pjesë e një vizite disa ditore në Itali, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe një grup deputetësh, ku zhvilluan një takim të rëndësishëm zyrtar me Kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit Italian, Lorenzo Fontana.

Në këtë takim, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet dy vendeve, forcimin e partneritetit brenda kuadrit të NATO-s, si dhe për sfidat globale me të cilat përballen shtetet demokratike.

Deputetja Musa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në procesin e integrimit europian dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Maqedonisë së Veriut, veçanërisht përmes rezolutave mbështetëse të Parlamentit Italian.

Pjesëmarrësit në takim u dakorduan të vazhdojnë me projekte konkrete në fusha me interes të përbashkët, duke synuar forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes vendeve.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments