Deputetja e Aleancës për Shqiptarët ka zhvilluar një betejë të fuqishme me sistemin në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të shqiptarëve në Maqedoni. Falë angazhimit të saj, qindra mijëra shqiptarë, pa nënshtetësi, pa dokumente, pa sigurime shëndetësore dhe pa asnjë të drejtë tani janë qytetarë të barabartë.
Ajo ka hapur telefonin dhe ndarë kohën e saj me të gjithë ata hallexhinjë që përballeshin me një mal problemesh.
Deputetja Ilire thonë se nuk do të ndalet në këtë mision që ka të bëjë me diçka themelore, të drejtat e njeriut.
“Më ndihmo motër, për hirë të Zotit! Më ndihmoni se nuk kam ku drejtohem…Na kanë ngelur te ju shpresat e fundit” – Mesazhe të atyre të cilët na dhanë përgjegjësinë, që t’i përfaqësojmë e ndihmojmë. Këto janë motivi i ekzistencës politike dhe nuk do të ndalemi derisa të kemi porosi të këtilla, pa çka nëse kjo i pëlqen apo nuk i pëlqen opozitës maqedonase”, është shprehur deputetja Ilire Dauti. (INA)