Një varëse qafe e shekullit të 18-të me rreth 500 diamantë, disa prej të cilëve besohet se janë marrë nga bizuteritë e Marie Antoinette para vdekjes, dalin në shitje së fundmi, njoftonin ankandet Sotheby.

Bizhuteria që vjen nga një koleksion privat aziatik do të dalë në ankand më 11 nëntor në Gjenevë.

Varësja përbëhet nga tre rreshta diamantësh bën paraqitjen e saj të parë publike prej 50 vjetësh dhe pritet të shitet nga 1.8 deri në 2.8 milionë dollarë.

“Është një zbulim i mrekullueshëm sepse bizhuteritë e shekullit të 18-të çmontoheshin për t’u ripunuar, prandaj është një pjesë e rëndësishme e epokës gjeorgjiane, pa llogaritur karatët”, tha Andres White Correal, i ankanadeve Sotheby’s, për rrjetin AFP.

“Bizuteria ka kaluar nga familja në familje. Mund ta nisim në fillim të shekullit të 20-të kur ishte pjesë e koleksionit të Markezit të Anglesey,” shton zyrtari.

Anëtare të kësaj familjeje artistokrate besohet se e kanë mbajtur dy herë në publik varësen, një herë në kurorëzimin e mbretit anglez George VI dhe më pas në kurorëzimin e bijës së tij Elizabeth II, në vitin 1953.

Shtëpia e ankandeve beson se një bizhuteri e tillë mund të jetë krijuar vetëm për familje mbretërore, dhe se është prodhuar në dekadën para Revolucionit Francez.

Ekspertët thonë se diamantet vijnë nga një tjetër bizhuteri e famshme, nga ajo e njohur si “Varësja e aferës”, duke iu referuar tradhtisë së mbretëreshës franceze Marie-Antoinette, që rrjedhimisht kontribuoi në vdekjen e saj, sipas ankendeve Sotheby’s.

Ndërsa diamantet me shumë gjasa vijnë nga minierat legjendare të Golconda në Indi, që ende konsiderohen nga më të shkëlqyeshmit të nxjerrë ndonjëherë.

Varësja do të nisë shfaqjet në Londër deri të mërkurën, dhe më pas do të shëtitet në Hong Kong, New York e Taivan, për të mbledhur sa më shumë blerës aspirantë, shkruan rrjeti francez AFP.