“Namazi ma ndryshoi jetën, ma largoi ankthin, s’ka tjetër zgjidhje në këtë botë. Asgjë s’më bën të lumtur tjetër, as paraja, as fama”, është shprehur Gjesti në një deklaratë që po qarkullon në rrjetet sociale.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta te ndjekësit, ku shumë prej tyre e kanë përshëndetur mesazhin për qetësinë shpirtërore dhe largimin e ankthit përmes besimit.

