Sonte rreth orës 18:00, është djegur kazinoja “Admiral” në një objekt banesor në pjesën e re të Velesit, në lagjen Bagremçe, përcjell KlanM.

Sipas informacioneve fillestare nga SPB Veles, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona brenda.

Në fikje janë përfshirë dy makina zjarrfikëse nga Velesi dhe rreth njëzet zjarrfikës.

Vendi i zjarrit është siguruar nga policia, për momentin nuk ka rrezik për banesat në pallat dhe ambientet përreth.