Pas Kumanovës, edhe Vizbegu është përballur me vandalizëm. Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe se rasti në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup është paraqitur në ora 04:00, transmeton TV21.

“Sot (02.12.2024) në ora 04.00 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Vizbeg të Shkupit, ka shpërthyer zjarr në veturën “Folksvagen golf” me targa të Shkupit, në pronësi të M.Xh.(23). Ekipi i Brigadës së kundërzjarrit e ka shuar zjarrin, ndërkaq persona të lënduar nuk ka. Është kryer hetim”, thonë nga MPB-ja.