Lëvizja ZNAM e Maksim Dimitrievskit aktualisht nuk ka marrëveshje me partitë më të mëdha, kandidatët e të cilave garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, për mbështetjen e ndonjërës prej tyre

Në një deklaratë për MIA, Dimitrievski thotë se për votat e marra në emër të tij, nuk ka të drejtë morale apo etike të kërkojë votim për ndonjërin nga kandidatët në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Për momentin nuk është rënë dakord për koalicionime. Do të veprojmë ashtu siç vendos kryesia e partisë”, tha Dimitrievski.

Duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve në Strugë për listat kandidate të Lëvizjes ZNAM, Dimitrievski shtoi se personalisht do të dalë dhe do të votojë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot më herët tha se ka biseduar me Maksim Dimitrievskin dhe se pret mbështetjen e tij dhe të Lëvizjes ZNAM për kandidaten e tyre presidenciale Gordana Siljanovska-Davkova në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të shtetit. (INA)