Gjatë javës së kaluar, më saktësisht të martën (11.02), gjatë një kontrolli të rregullt në hapësirën ku jetojnë delet berbere, u gjetën disa kafshë të ngordhura pa shenja të dukshme lëndimi dhe pa simptoma të mëparshme të sëmundjes.
Menjëherë u thirrën inspektorë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AHV) si dhe ekspertë nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, të cilët kryen një inspektim të plotë në vendngjarje dhe filluan procedurat për autopsinë e kafshëve të ngordhura.
Shkaku i vdekjes do të bëhet i ditur pasi të përfundojnë të gjitha analizat dhe të dalin rezultatet e autopsisë.
Dyshohet se ngordhja mund të jetë shkaktuar nga helmimi me degë të bimës tisë (Taxus baccata), e cila mund të jetë toksike për kafshët.
Institucioni ynë informon në mënyrë të rregullt dhe transparente për të gjitha ngjarjet dhe, në rast të ndonjë incidenti të tillë, lajmërojmë menjëherë institucionet kompetente për të mundësuar një reagim të shpejtë dhe identifikimin e shkaqeve.
Me respekt,
Kopshti Zoologjik i Qytetit të Shkupit